Abdixhiku: Ja kush i ka fajet që Hekuran Muratin e kemi ministër

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 16:16
Abdixhiku: Ja kush i ka fajet që Hekuran Muratin e kemi ministër

Hekuran Muratit i mungojnë dijet bazike për zhvillimet në dikasterin që ai udhëheq, ka theksuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Fajin për një ministër të tillë që e kemi e ka vetëm Avdullah Hoti, që e ka mbajtur afër në Ministrinë e Financave që s’ka lidhje bazike për zhvillimet më elementare që i ndodhin aty”.

Ai tha se Murati nuk e kupton që s’bën të bëjë ligje kundërkushtetuese.

“S’është vlerë të shkelësh Kushtetutën, është krim të shkelësh. Siç ka thënë edhe kryeministri juaj është hajni e madhe”.


Abdixhiku, duke thënë se shumë deputetë të Vetëvendosjes i ka pasë studentë, e ka ftuar edhe ministrin Murati që shkojë në një ligjeratë të tij t’i mësojë “gjërat bazike”.

Prandaj, për gjëra tjera bazike vitin e ardhshëm mund të vini në ligjeratën time dhe ta kuptosh. Përndryshe, shumica e deputetëve të juaj kanë qenë studentë të mi përndryshe”.

(Kosova Sot Online)