LDK - Vetëvendosjes: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 17:23
LDK - Vetëvendosjes: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur

Ndaj videos së publikuar nga VV, ku sulmohen ekonomistët e LDK-së,  ka reaguar kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo VV-në e ka quajtur “Lëvizja video-vendosëse” dhe “shtëpi propaganduese”.

Lushaku iu drejtua partisë në pushtet, duke iu thënë “kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra”.

“Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin se përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa pikë transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra”, ka shkruar Lushaku.

(Kosova Sot Online)