Hoti pyet: Sa vende pune janë krijuar nga Qeveria?

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 17:32
Hoti pyet: Sa vende pune janë krijuar nga Qeveria?

Pas videos propaganduese të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën atakohen figurat kyçe të LDK-së për qëndrimet e tyre lidhur me gjendjen socio-ekonomike në vend dhe përballjen me krizën financiare, ka reaguar Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti në reagimin e tij thotë se ka pritur që mbase video-ja do të jetë ndonjë e tillë ë tregon se sa vende pune janë krijuar e sa është zvogëluar importi nga Serbia por thotë se ajo ishte vetëm një video propaganduese për “mashtrimin e publikut”.

Reagimi i plotë:

Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?!

(Kosova Sot Online)