A duhet të shkojnë edhe ekipe tjera të FSK-së në Turqi

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 17:42
A duhet të shkojnë edhe ekipe tjera të FSK-së në Turqi

Për pjesëtarët e FSK-së që kanë shkuar në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit tragjik, ka folur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kur u pyet se a do të dërgojnë prapë ekipe atje, Syla tha se janë në konsultim me ushtrinë e Turqinë.

“Ne kemi edhe kapacitete tjera, por duhet të llogarisim që një pjesë është e domosdoshme të jetë në vend. Jemi të gatshëm, por po konsultohemi me ushtrinë e Turqisë. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe cfarëdo që kërkojnë [Turqia] ne jemi të gatshëm”, tha Syla.

“Kemi shku me disa ekipe, kontigjenti përbëhet prej dy ekipeve për kërkim- shpëtim, me mjetë të rënda që mund të depërtojnë në thellësi marramendëse por edhe me mjete të lehta”, deklaroi Syla.


(Kosova Sot Online)