Përleshje si në filma aksion në Pejë

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 19:20
Përleshje si në filma aksion në Pejë

Me qytetarët që janë debitor në procedurë përmbarimore, përmbaruesit privatë në Kosovë shpeshherë hasin në telashe. 


Një rast i tillë ka ndodhur sot paradite në Pejë, ku një përmbarues privat dyshohet se është sumuar nga një person, i cili ka lëndë në proces përmbarimor në zyrën e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari H.Zh., pas një mosmarrëveshje momentale e ka goditur me grusht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Rasti është denoncuar menjëherë dhe në vendin e  ngjarjes është arrestuar personi i dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të çalohet masa e ndalimit policor dhe të iniciohet rasti për veprën penale  “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sinjali ka kontaktuar edhe përmbaruesin privat, i cili është viktimë e këtij rasti, por i njëjti nuk ka pranuar të jap deklaratë për atë që ka ndodhur.

(Kosova Sot Online)