Në rezidencën e ambasadorit Hovenier fillon takimi joformal për Asociacionin

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 19:50
Në rezidencën e ambasadorit Hovenier fillon takimi joformal për Asociacionin

Në rezidencën e ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka filluar takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e ShBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Poashtu kanë arritur ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, disa përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.


(Kosova Sot Online)