Kurti: Pasuria e fituar që nuk arrin të justifikohet do të konfiskohet

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 20:35
Kurti: Pasuria e fituar që nuk arrin të justifikohet do të konfiskohet

Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e ka miratuar Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se me votimin e sotshëm, hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se pasuria e fituar nuk mund të justifikohet do të konfiskohet, sepse sipas tij, kjo paraqet kompensim për shoqërinë.


“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)