Kush po e pengon takimin Kurti - Vuçiq në Bruksel

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 21:00
Kush po e pengon takimin Kurti - Vuçiq në Bruksel

Deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel, vlerësojnë zyrtarë të Bashkimit Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky lloj qëndrimi publik, i të dy liderëve, që paraprakisht tregojnë kushtet e tyre, i cili krijon pengesën më të madhe për caktimin e datës së takimit” në Bruksel.

Mbajtja e raundit të ardhshëm të bisedimeve varet nëse liderët nga Prishtina dhe Beogradi “pajtohen për datën e agjendës së parë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më herët gjatë ditës, se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.


Kjo deklaratë erdhi pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha më 9 shkurt se së shpejti do të ketë një takim të ri mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar diskutimet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.


(Kosova Sot Online)