Ja pse u anulua kontrata për magjistralen Prishtinë - Mitrovicë

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 22:03
Ja pse u anulua kontrata për magjistralen Prishtinë - Mitrovicë

As tash kur kemi hyrë në vitin e tretë të dekadës së dytë prej kur kane nisur punimet, zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë nuk është kryer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E siç duket, punimet këtu nuk do të përfundojnë edhe për një kohë.


Kjo pasi që të mërkurën ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anuloi kontratën me kompaninë e kontraktuar për këtë rrugë.

Nga dikasteri që udhëheq Librun Aliu, i kanë treguar arsyjet e këtij vendimi.

Ndërkohë, pakënaqësi për mospërfundimin e punës kanë qytetarët.
Projekti në fjalë përfshinte dy faza.

E para nga Prishitna deri tek vendi i quajtur Lummadh, që tashmë ka përfunduar.

Kurse faza e dytë nga këtu deri në Smrekonicë ka mbetur ende pa u kryer.

Marrëveshja mes ministrisë dhe kompanisë ishte që puna për fazën e dytë të kryej brenda 24 mujave.

I gjithë projketi do të kushtonte 25 milionë euro.


(Kosova Sot Online)