Hoogerbeets paralajmëron një tjetër goditje të fuqishme si në Turqi

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 22:19
Hoogerbeets paralajmëron një tjetër goditje të fuqishme si në Turqi

Pasi arriti të parashikonte tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, gjeologu Frank Hoogerbeets,  ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore, një tërmet i fortë do të godasë gjatë 1 deri në 4 ditët e ardhshme, zonën në afërsi ose brenda shiritit lejla në foton e mëposhtme.

Image

“Potenciali për aktivitet më të fortë sizmik në ose afër brezit të purpurt 1-4 ditë. Ky është një vlerësim. Nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera”, shkruan gjeologu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, ai parashikoi se një tërmet me nagnitudë 7,5 në këtë rajon do të godiste Turqinë qendrore-jugore, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin midis datave 4-6 shkurt.


Në komentin e tij, punonjësi i Solar System Geometry Survey (SSGS) bashkangjiti një foto me hartën e Turqisë, e cila shfaqte një pikë të kuqe që tregon zonën më të prekur nga tërmeti.

Pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe që aktualisht ka lënë mbi 20 mijë viktima, gjeologu shprehu solidaritetin e tij me viktimat.

(Kosova Sot Online)