Berisha: Rama si i ati i tij që firmosi me Ramiz Alinë

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 23:00
Berisha: Rama si i ati i tij që firmosi me Ramiz Alinë

Ndodhi skandali i fundit. Skandali që i nxori të vërtetat, ndër më të hidhurat në historinë e demokracisë shqiptare. Miqtë e mi, ne nuk jemi të pasur në histori demokracie edhe në traditë e kemi patur të dhimbshme historinë, të mundimshme e kemi pasur historinë. Histori copëtimesh, injorimesh, histori nga më të përçudnuarat dhe në këto 30 vite po ecim jo kaq me lehtësi. 

Por çfarë ndodh pas 30 vitesh, çfarë ndodh. Pas 30 vitesh ne, në një përpjekje të koordinuar shqiptare dhe ndërkombëtare bëhet për të lënë vendin pa opozitë. Për të shndërruar një false opozitë, në mënyrë që Edi Rama të qeveriste pafundësisht siç thoshte vetë, deri në vitet 2030-40, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.  

Krim makabër për një popull dhe një demokraci dhe kësaj here nuk ka erdhi nga ideologjia marksiste-leliniste. Për fatin e keq erdhi nga Edi Rama, pasardhës i etërve xhelatë. Unë e kuptoj se këtu të rinjtë dhe kanë shumë të drejtë, nuk e pranojnë kollaj të lidhësh të birin me të atin dhe i siguroj ata se nuk e mbaj kurrë përgjegjës të birin për të atin, por kur vazhdohet në të njëjtën rrugë dhe kryhen të njëjtat krime, ai nuk është gjë tjetër veç i biri i të atit. 

Në vitin 1990, ishte Spiro Koleka më shumë se kushdo tjetër që kërkonte të futeshin tanket dhe mitralozat tek studentët, që kërkonte të mos lejohej kurrsesi pluralizmi. Dy vite më parë ishte i atij i tij, i Edi Ramës, kur po binte muri i Berlinit, firmoste me Ramiz Alinë për të varur në litar një poet, disident, i cili faj të vetëm kishte poezitë kushtuar të drejtave të njeriut, poezitë kushtuar lirisë, poezitë kushtuar frymës së Helsinkit, poezitë kushtuar Kosovës. Kaq kishte Havzi Nela. Për këto duhej varë, dhe firmoste krahas Ramiz Alisë, skulptori kriminel Kristaq Rama, një xhelat i vërtetë i popullit shqiptar.


(Kosova Sot Online)