Moti i ftohtë dhe me ngrica sot në Kosovë

  • E.K /
  • 10 February 2023 - 08:37
Moti i ftohtë dhe me ngrica sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Kosovë edhe sot do të jetë moti i ftohtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas institutit, do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

“Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)