Vdes këmbësori 69 vjeçar, u aksidentua me veturë nga një 31 vjeçar

  • E.K /
  • 10 February 2023 - 09:24
Vdes këmbësori 69 vjeçar, u aksidentua me veturë nga një 31 vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur dje në mbrëmjë në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një këmbësor është përplasur nga një makinë, ku rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë.

Kurse, shoferi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)