"Nëse e pranojmë planin franko-gjerman një gjeneratë e re pas 10 vjetësh mund të nxis luftëra"

  • E.K /
  • 10 February 2023 - 13:39

Ish- presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pranimi i planit franko-gjerman mbart me vete një rrezik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tadiq tha se “Pas dhjetë vjetësh “do të vijë një brez hakmarrës” dhe do të votojë për politikën më të keqe dhe luftërat e reja”.

“Le të supozojmë se Aleksandar Vuçiq e pranon propozimin, kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50% mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiq ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiq për N1.

(Kosova Sot Online)