Cilat shtete janë kampion të papunësisë në Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 16:43
Cilat shtete janë kampion të papunësisë në Ballkanin Perëndimor

Për nga numri i të papunëve në Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Bosnja Hercegovina kryesojnë listën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shkalla e papunësisë në 15 vitet e fundit është më e larta në Kosovë dhe BeH, ka bërë të ditur Banka Botërore, në një raport të publikuar nga rel, versioni në gjuhën serbe.

Sipas raportit, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor ra me 13.5 për qind në 15 vitet e fundit, sipas matjeve që kanë përfunduar në mesin e vitit të kaluar.

Sipas këtyre të dhënave, në krye të listës është Kosova me një normë prej 31.3 për qind të papunësisë, e ndjekur nga BeH me shkallë të papunësisë 30.7 për qind, Mali i Zi me 20.1 për qind, Maqedonia e Veriut është në listë pas Malit të Zi me 14,3 për qind, Shqipëria ka 11,1 për qind të të papunëve, ndërsa Serbia është në vendin e fundit me shkallën më të ulët të papunësisë prej 8,9 për qind.


(Kosova Sot Online)