Berisha: Lulzim Brava dhe Ali Basha punojnë për Edi Ramën

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 19:40
Berisha: Lulzim Brava dhe Ali Basha punojnë për Edi Ramën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, veçoi sot vetëm dy emra brenda radhëve të Grupit parlamentar të PD-së që punojnë për kundërshtarin politik Edi Rama dhe në dëm të opozitës, Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

“Nuk ka grupe, - tha Berisha, - jJanë dy vetë që punojnë për llogari të Edi Ramës. Deputetët e tjerë të PD nuk punojnë për Edi Ramën. Punon Lulzim Brava dhe AliBasha, këta punojnë për Edi Ramën dhe është një veprimtari të cilën përpiqen me çdo kush t’i japin oksigjen Edi Ramës me veprimet e tyre, por e kanë të kotë. Kontribuojnë sigurisht në një klimë të pafavorshme, por Edi Rama është Edi Rama. Nuk e bëjnë ata, as më shumë e as më pak të lig seç është ai,” vërejti ai.

(Kosova Sot Online)