Tre të mitur nga Kosova të dyshuar për përfshirje në rrahje

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 19:50
Tre të mitur nga Kosova të dyshuar për përfshirje në rrahje

Për një rrahje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, sot rreth orës 13:00, Policia pranuar informatën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të stacionit policor Veriu dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Si pasojë e sulmeve fizike, në këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Personat e dyshuar ( që të tre të mitur), pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e PK.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

(Kosova Sot Online)