Mustafa: Familja jonë kemi përvojë dëshpëruese me drejtësinë në Kosovë

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 22:00
Mustafa: Familja jonë kemi përvojë dëshpëruese me drejtësinë në Kosovë

Në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i është drejtuar prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, ka reaguar deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Mustafës, ministrja e Drejtësisë do të duhej t’i jepte një zyrtari të drejtësisë, një prokurori, kurajo, duke i thënë “MOS u dorëzo para askujt, as para një ministreje; kryej detyrën tënde deri në fund.”

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa tha se familja e tij kanë përvojë të hidhur dhe dëshpëruese me drejtësinë në Kosovë, por se shpreson që zyrtarët e drejtësisë kurrë të mos dorëzohen.

“Familja jonë Mustafa kemi përvojë të hidhur, dëshpëruese, me drejtësinë në Kosovë. Por, shpresoj se zyrtarët tanë të drejtësisë KURRË të mos dorëzohen sepse shteti ligjor e i drejtë është obligim i secilit nga ne. Është detyra kombëtare, patriotizmi më i madh. MOS u dorëzoni, gra e burrë të drejtësisë, shkoni drejtësisë deri në fund! Për secilin qytetar, deputet, ministër, kryeministër, president, çkado”.

(Kosova Sot Online)