Prishtinë: U paraqit si polic e shantazhoi dhe e kërcënoi një grua, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 10:27
Prishtinë: U paraqit si polic e shantazhoi dhe e kërcënoi një grua, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë, ku dyshohet se e ka kërcënuar e shantazhuar një grua, duke u prezantuar si polic, shkruan “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare duke e kërcënuar, shantazhuar dhe duke u prezantuar si zyrtar policor”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)