Berisha futet në selinë blu, demokratët e presin me flamurin e PD, kryedemokrati: Ditë e jashtëzakonshme

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 10:26
Berisha futet në selinë blu, demokratët e presin me flamurin e PD, kryedemokrati: Ditë e jashtëzakonshme

Mediet nga Tirana raportojnë se Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur dy orë para protestës në selinë e PD-së. Ai është pritur nga disa demokratë që kishin me vete postera dhe flamuj të PD-së, shkruan "Kosova Sot Online".  Për mediat, Berisha është shprehur se dita e sotme është e jashtëzakonshme. 

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

(Kosova Sot Online )