Ngjarje e rëndë: Burri rrah rëndë gruan se kishte shtuar peshë

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 11:36
Ngjarje e rëndë: Burri rrah rëndë gruan se kishte shtuar peshë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku burri ka rrahur gruan pse kishte shtuar peshë, përcjell “Kosova Sot Online”.

39-vjeçarja ka njoftuar Policinë dhe është ankuar se bashkëshorti i saj 40-vjeçar e ka ofenduar në mënyrë vulgare për peshën e saj, e ka quajtur “të padobishme” dhe e ka rrahur rëndë.

40-vjeçari u arrestuar, ku seanca u shty për të enjten e ardhshme, ndërsa 40-vjeçari u la i lirë.

(Kosova Sot Online)