Chollet:Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për të normalizuar raportet me Serbinë

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 12:24
Chollet:Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për të normalizuar raportet me Serbinë

Këshilltari i lartë i DASH, Derek Chollet, ka treguar se ka zhvilluar bisedë të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka lënë të kuptohet se Kosova e ka pranuar të plotë propozimin dhe se vetëm duhet të procedohet tutje me implementim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Chollet ka thënë se kanë diskutuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit franko-gjerman.

“Fola me kryeministrin Kurti sot. Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për të normalizuar raportet me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Tashmë na duhet implementimi për të siguruar përfitime të dukshme për të dy shtetet”, ka shkruar Chollet.

(Kosova Sot Online)