Lajm i trishtë : Vdes avokati i njohur nga Kosova

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 13:24
Lajm i trishtë : Vdes avokati i njohur nga Kosova

Oda e Avokatëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur avokati, Shefki Sylaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 11.02.2023 (e shtune) në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë. Avokati Shefki, u lind me 05.01.1941, në Kamenicë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1969, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë, ndërsa profesionin e avokatit e ushtroi nga data 25.12.1991, me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)