'Edi Rama largohu. Nëse nuk largohesh, zemërimi nuk do të gjejë qetësi'

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 13:31
'Edi Rama largohu. Nëse nuk largohesh, zemërimi nuk do të gjejë qetësi'

FJALA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD NË PROTESTË, ALDO BUMÇI

Të nderuar qytetarë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të viktimave në Turqi dhe Siri.

Të dashur miq!

Edi Rama e zhyti Shqipërinë në mjerim, në pasiguri, në dëshpërim. Vendim me papunësinë më të madhe rinore, me pensionet më të ulëta, ka taksat më të larta, çmimin më të lartë në Europë të naftës, të energjisë elektrike. Edi Rama në 10 vite i detyroi shqiptarët të emigrojnë më shumë se sirianët, 13 herë më shumë se një serb, 4 herë më shumë se një shqiptar i Kosovës. 

Çfarë ka ndodhur në Shqipëri që të largohemi si sirianë. Ka qeverisur Edi Rama. Ky vend ka nevojë për shpresë dhe sot secili nga ju që ka dalë në këtë shesh është shpresë për dhjetëra mijëra të tjerë që e shikojnë. 

Sot është një ditë e mirë, shpresa fillon sot në këtë shesh falë jush, qytetarëve të lirë, njerëzve të vërtetë që nuk u shitët, që nuk pranuar lavazhin e trurit, të medieve të kapura, të ndërkombëtarëve të korruptuar. 

Ju jeni shpresa e Shqipërisë. Çfarë kemi bërë në këto 10 vite. Zbatohet një projekt i turpshëm. Qeverisja e keqe është vetëm gjysma e të keqes, e keqja bëhet absolute kur nuk e ndryshon dot dhe këtë donte të arrinte Edi Rama, duke u thënë shqiptarëve u qeveris keq, por unë ju kërcënoj, ju blej, ju shantazhoj, me të dhënat personale, krim, polici, patronazhistë dhe ju nuk më hiqni dot.

Edi Rama arriti deri aty sa të zbatonte projektin më kriminal, më të zi, do vriste opozitën. Ky është turpi i madh në 2023, në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që ka hapur negociatat simbolikisht, të ketë një  projekt për të vrarë  opozitën. Ky është turpi i të gjithë atyre qe e vunë emrin, brenda dhe jashtë Shqipërisë për të vrarë opozitën. Por falë jush, fal jush ka shpresë.

Kush e besonte para 1 viti e gjysëm që do të ishim këtu, një vend i vogël, me halle, të papunë, me probleme. Por ju gjetët forcën, fuqinë, por ja ku jemi, të pamposhtur, të pamposhtur. Ne do të fitojmë. 

Prandaj Edi Rama largohu. Ke njëmijë e një arsye për të dhënë dorëheqjen, përndryshe do të përballesh me të vetmen alternativë, me të vetmen përgjigje, me të vetmen mënyrë që kanë kombet e qytetëruara, për të larguar. Vetëm një përgjigje kanë kombet e qytetëruara nëse nuk largohesh, zemërimi nuk do të gjejë qetësi.

Ne do të fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!

(Kosova Sot Online)