Qytetari merr pjesë në protestën e opozitës dhe tregon problemin e nipit të tij, ja pankarta që mban në duar

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 13:58
 Qytetari merr pjesë në protestën e opozitës dhe tregon problemin e nipit të tij, ja pankarta që mban në duar

Një qytetar që po merr pjesë në protestën e opozitës ka treguar problemin që ka me nipin e tij.  Me pankartë në duar, qytetari shkruan se shtroi nipin në QSUT duke ecur dhe folur, por përfundoi në gjendje kome.

Gjithashtu ai shkruan në pankartë se ka njoftuar dhe ministrinë e Shëndetësisë për ngjarjen.

Mesa duket qytetari zgjodhi protestën e opozitës si një formë për të treguar shqetësimin e tij.

(Kosova Aot Online)