Arrestohet ndërtuesi turk, po ikte drejt Malit të Zi

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 15:29
Arrestohet ndërtuesi turk, po ikte drejt Malit të Zi

Ndërtuesi, Mehmet Yasar Coskun, është arrestuar në Turqi, përderisa ishte duke ikur jashtë vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai kishte ndërtuar kompleksin e madh Ronesans Rezidans në Hatay, i cili u shemb plotësisht në tërmetin e së hënës.

Biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit, i cili ishte rrugës për në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit.

(Kosova Sot Online)