Albin Kurti fton qytetarët të apikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 16:18
Albin Kurti fton qytetarët të apikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar qytetarët që të aplikojnë në pozitat e lira të punës nëpër Ndërmarrjet Publike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti fton në veçanti gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura.

Kurti ka shkruar se ndërmarjet publike kanë aftësi që të jenë motori i zhvillimit ekonomik.

“Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve. Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave. Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)