Musliu, e shqetësuar me ikjen e pjesëtarëve të FSK-së: Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 16:43
Musliu, e shqetësuar me ikjen e pjesëtarëve të FSK-së: Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur e shqetësuar me ikjen e pjesëtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Musliu ka shkruar se vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më sot janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së, nga shërbimi.

Tutje, Musliu ka theksuar se nëse nuk bëhet ndonjë gjë lidhur në këtë drejtim atëherë do të jetë shumë vonë.

“Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë! Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë. Vetem nga 1 Janar 2023 deri sot jane larguar 16 pjestarë të FSK-së”, ka shkruar Musliu.

(Kosova Sot Online)