Ja si do të jetë moti sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:00
Ja si do të jetë moti sot dhe ditët në vijim

Ditën e diel do të ketë shtim të vransirave, ku gjatë ditës priten kushte për reshje të pakta bore apo shiu në vise më të ulëta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga e hëna parashihet të mbajë mot i thatë, me diell e vransira, ndërsa temperaturat gradualisht shënojnë rritje.  

Në fundjavë ndotësit ajror mbeten më të përqëndruara pranë sipërfaqes, e indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.  Ditën e diel, orëve të pasdites me qarkullim më të mirë ajror, që shpërndanë ndotësit, indeksi mund të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

11.02 – Kryesisht me diell dhe ngrica në mëngjes.  Vonë në mbrëmje vransira kalimtare.

12.02 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të pakta bore gjatë ditës, apo edhe shiu në vise më të ulëta.

13.02 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

14.02 – Më shumë intervale me diell, e pasdite edhe vransira kalimtare.

15.02 – Vransira paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale mbesin në vlera negative, të shtunën zbresin edhe deri në -8C, e më pas luhaten ndërmjet -5C e -2C.  Maksimalet nga 3C e 4C në fundjavë, shënojnë rritje graduale deri në 6C e 7C, në fillim të javës vijuese.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-8m/s, të dielen me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta me tendencë të rritjes.

(Kosova Sot Online)