Kur ishte shtypur numri i parë i gazetës 'Rilindja'

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:07
Kur ishte shtypur numri i parë i gazetës 'Rilindja'

Kur për herë të parë ishte shtypur gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, sot bëhen 78 vjet,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Numri i parë i gazetës ishte shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypej në Prishtinë.

Aktivizuesi i mitjes së flokëve nga shtëpia: Ja detajet!
Gazeta, së pari ishte shtypur si e përjavshme, ndërsa nga qershori i vitit 1948 kishte filluar të shtypej dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958, kishte filluar të dilte si e përditshme.

Më 5 shtator të vitit 1990, ishte mbyllur nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta kishte rifilluar të botohej pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, por pas një kohe ajo ishte mbyllur.

(Kosova Sot Online)