Burri nga Prizreni e bën për spital gruan shtatzënë

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:24
Burri nga Prizreni e bën për spital gruan shtatzënë

Në në repartin e Gjinekologjisë në Prizren, ka ndodhur një rast i dhunës në familje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se atje një burrë, për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht gruan e tij shtatzënë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje  ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


(Kosova Sot Online)