Arrestohen të dyshuarit nga Kosova që vodhën stoli

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 11:44
Arrestohen të dyshuarit nga Kosova që vodhën stoli

Nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar tre persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E.A, H.S dhe A.A janë personat  e arrestuar, derisa është identifikuar edhe blerësi.

Gjatë aksionit policer janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet që dyshohet se janë vjedhur- stoli, ora dore.


(Kosova Sot Online)