Pas lëndimit në Turqi qeni i FSK-së merr ndihmën e parë

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 12:50
Pas lëndimit në Turqi qeni i FSK-së merr ndihmën e parë

Për t’i ndihmuar qytetarët pas tërmetit tragjik që ndodhi të hënën, ekipet e shpëtim- kërkimit të FSK-së tash e disa ditë ndodhen në Turqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkë me ushtarët, në Turqi kanë shkuar edhe qentë e trajnuar për kërkime.

Tashmë në rrjetet sociale është bërë virale një fotografi e një qeni të FSK-së, që shihet duke pranuar ndihmë e parë mjekësore pas një lëndimi.

(Kosova Sot Online)