Opozita shqiptare protestoi kundër korrupsionit dhe varfërisë!

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 13:05
Opozita shqiptare protestoi kundër korrupsionit dhe varfërisë!

Protesta e opozitës zhvilluar në Tiranë përballë Kryeministrisë, mori vëmendjen e mediave të huaja. Nuk ka munguar edhe një pasqyrim i ‘Reuters’, për zhvillimit e tubimit që zgjati rreth dy orë.

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën këtë të shtunë para kryeministrisë shqiptare duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe duke protestuar kundër kostos së lartë të jetesës që po i detyron njerëzit të largohen nga vendi.

Protestuesit, të udhëhequr nga lideri i opozitës Sali Berisha, hodhën fishekzjarre në hyrje të zyrave të qeverisë ku qindra oficerë policie ishin vendosur në terren.

 ‘(Edi Rama) jep dorëheqjen, shkoni ku e keni vendin, në shtëpinë e tradhtarëve’, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, duke shtuar se të hënën do të thirret një protestë e re para parlamentit.

Gjatë protestës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar zyrtarët amerikanë për të lobuar kundër tij dhe kundër partive opozitare.

Rama, i cili është në mandatin e tretë si kryeministër, ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.


(Kosova Sot Online)