LDK: Ja 'mashtrimet' më të mëdha nga ana e Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 13:19
LDK: Ja 'mashtrimet' më të mëdha nga ana e Qeverisë Kurti

Disa nga ‘mashtrimet’ më të mëdha nga ana e Qeverisë Kurti, i ka renditur Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje premtonte energji të qëndrueshme dhe të lirë, kurse shton se realiteti është ‘shtrenjtimi 100% i energjisë’

Kësisoj, LDK-ja thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka “mashtruar për energji të lirë dhe energji të qëndrueshme.

Po ashtu, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria nuk e ka asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese.

Image

(Kosova Sot Online)