Sveçla njofton për një aksion në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 16:32
Sveçla njofton për një aksion në Mitrovicën e Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar pronarin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Sveçlës, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar. Ai tha se “njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij”.

“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vucic e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi Sveçla.

Ai tha se Qeveria mbetet “e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin”.

(Kosova Sot Online)