Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 07:43
Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të filloj në ora 12 :00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kërkesën me nënshkrime e kanë bërë deputetët e PDK-së.

Në kërkesën e nënshkruar nga nëntë deputetë të PDK-së për debat parlamentar për dialogun me Serbisë thuhet se dialogu në dy vitet e fundit ka hyrë në një rrugë që nuk po shkon drejt një marrëveshje finale.

“Rrjedhimisht, mbetet shqetësuese edhe qasja e Qeverise se Republikës së Kosovës në raport me disa çështje qe lidhen me këtë proces, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në raport me transparencën dhe llogaridhënien qe duhet ta karakterizojë të njëjtin”, thuhet në mocionin e PDK-së.

(Kosova Sot Online)