Fushë Kosovë: Therën për vdekje 41-vjeçarin, arrestohen të dyshuarit

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 08:32
Fushë Kosovë: Therën për vdekje 41-vjeçarin, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit dje në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të arrestuarit janë A.M, 26 vjeçar dhe L.B, 26 vjeçar.

“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: – A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast. Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e policisë dhe viktima është dërguar në QKUK, mirëpo nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)