E rëndë: 46 vjeçari tenton ti japë fund jetës, niset me urgjencë në spital

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 08:41
E rëndë: 46 vjeçari tenton ti japë fund jetës, niset me urgjencë në spital

Një 46-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës së tij në Memaliaj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas dëshmitarëve të familjarëve të tij, shtetasi A. H., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, në banesën e tij.

Ndërkohë ai është nisur drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, shtetasi A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, është dërguar në spital nga familjarët.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe sipas dëshmive të familjarëve, shtetasi A. H., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, në banesën e tij.

Shtetasi A. H., është transportuar për në spitalin Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

(Kosova Sot Online)