Gjendet një kufomë në afërsi të një përroi

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 11:40
Gjendet një kufomë në afërsi të një përroi

Policia e Tiranës ka treguar se sot është gjetur një kufomë në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e policisë thuhet se në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)