Protesta tek Parlamenti, Flamur Noka: Sot është tjetër skenar, mesazhet janë dërguar

  • S.A /
  • 13 February 2023 - 14:47
Protesta tek Parlamenti, Flamur Noka: Sot është tjetër skenar, mesazhet janë dërguar

Deputeti i PD, Flamur Noka ka për të folur për detajet e fundit pak orë para protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha para Kuvendit. Noka tha se protestat nuk do të ndalen, ndërsa tha se tashmë e në vijim do të ketë dy Parlamente, ai brenda e deputetët, dhe ai jashtë me qytetarët, shkruan pamfleti.net, përcjell "Kosova Sot Online ".

“Situata ën të cilën zhvillohet ky revolucion është e imponuar nga sjellja e kryeministrit dhe organizatës së tij kriminale që quhet qeveri. Afera Rama-McGonigal nuk mund të kalojë, sepse është aferë korruptive për të goditur opozitën. Rama nuk mund të jetë më kryeministër i këtij vendi. E gjithë kjo është bërë vetëm për t’i shërbyer karriges së Edi Ramës. Janë 750 mijë opozitarë që nuk mund t’i nëpërkëmbë apo t’i shkelë Rama. E kemi sot protestën, do ta kemi ditën e enjte, pasi parlamenti është shndërruar në një fole ku krimi dhe korrupsioni janë bashkë.Ky Parlament ose do t’i rikthehet legjitimitetit, ose Parlament duke zhdukur opozitën nuk do të ketë! Sot do të ketë dy Parlamente dhe do të ketë në vazhdim, një Parlament brenda dhe një Parlament jashtë, ai i qytetarëve. Edi Rama nuk mundet t’a kalojë këtë situatë”, tha Noka në një intervistë për mediat. “Sot është tjetër skenar, por mesazhet janë dërguar”, shtoi Noka i pyetur nëse do të ndiqet i njëjti itinerar si ditën e shtunë.

(Kosova Sot Online )