Gashi - Kurtit: Pse po 'sarrakuqesh'

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 15:36
Gashi - Kurtit: Pse po 'sarrakuqesh'

Kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi të papjekur deputetin, pasi tha se po e ndërpriste,  i ka replikuar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi tha se Kurti “është personi që lëshon më së shumti fjalë gjatë diskutimeve” dhe se fjala “dobët”, sipas tij, “e tronditi kryeministrin”.

“Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ishte veç një fjalë: dobët. Ja po ta them publikisht. Dhe u zbehe, u sarrakuqe, u çorientove, e humbe kohën, veç për një fjalë”, tha Gashi.

“Por po harron kryeministër që ke gjuajt me vezë, me sprej, me gaz, edhe s’ka bërë kurrkush”, tha ndër tjerash shefi i deputetëve të LDK-së.

“Dobët zotëri sepse ti e ke kallë këtë vend, dobët sepse ti i ke çuar njerëzit drejt vdekjes”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)