Kurti flet për deklaratën e tij në kujtim të Oliver Ivanoviqit

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 15:47
Kurti flet për deklaratën e tij në kujtim të Oliver Ivanoviqit

Për deklaratën e tij për politikanin e vrarë serb Oliver Ivanoviq,  gjatë seancës së Kosovës ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Opozita kishte deklaruar se Kurti ka glorifikuar Ivanoviqin në përvjetorin e vdekjes së tij.

Por Kurti tha se video e tij ka qenë në gjuhën serbe dhe nuk i është drejtuar deputetëve shqiptarë.

“E di që keni disktutuar gjerë e gjatë, por videon e kam bërë serbisht jo për juve, por unë juve ju flas shqip, kurrë nuk ju flas serbisht”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.


Ai ka thënë se problemi pse Serbia është kaq destruktive është sepse nuk ka demokraci e as pluralizëm politik, duke përfshirë edhe komunitetin serb.

“Problemi që i kemi sot për bindjen time është që në komunitetin serb nuk ka demokraci e nuk ka pluralizëm politik, nuk ka pluralizëm politik sepse janë këto dy vrasje”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se meqë Serbia është destruktive Kosova duhet të krijojë imunitet shtetëror.

(Kosova Sot Online)