Kurti: Asociacioni mund të konsiderohet nëse plotësohen gjashtë kushtet

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 15:37
Kurti: Asociacioni mund të konsiderohet nëse plotësohen gjashtë kushtet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sot në Kuvend për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, të cilin ai e ka pranuar, nuk i referohet veçanërisht Asociacionit. Por, ai e pranon se një nen i propozimit të pranuar, flet për marrëveshjet e mëhershme të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tash hapi kryesor, e ku do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin, do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit. Aty qëndrimi im është: Asociacioni mund të konsiderohet, nëse plotësohet 6-pikëshi, apo gjashtë kushtet, parimet që i kam paraqitur këtu para jush, një javë më parë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)