Hoteli i rrafshuar në Sarandë, ja nga kush do të blihej
Hotel “Bizanti” i rrafshuar plotësisht me tritol në orën 05:52 minuta, në shëtitoren “Naim Frashëri” në Sarandë ka terrorizuar të gjithë banorët.
Mësohet se ky hotel ka qenë në tentativë per t’u blerë nga Edmond Papa, i cili u ekzekutua më pas me armë zjarri në një atentat. Këto informacione kanë ngritur një tjetër pistë hetimi. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa e ka shkatërruar të gjithë godinën 2-katëshe deri në themel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Dëme kanë patur edhe bizneset dhe banesat e tjera deri në 300 metra largësi, të cilave iu janë thyer xhamat dhe u janë dëmtuar fasadat.
(Kosova Sot Online)