Vuçiq: Prishtina duhet ta formojë Asociacionin

  • A P /
  • 13 February 2023 - 16:26
Vuçiq: Prishtina duhet ta formojë Asociacionin

Patjetër “është e nevojshme që Prishtina ta përmbushë obligimin e saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të ndërmarrë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhjetë vjet më parë”,  ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto komente, kreu i shtetit serb i bëri pas një takimi që pati me zëvendës sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë.

Sipas një njoftimi për media të zyrës së Vuçiqit, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike tha se NATO-ja mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian


(Kosova Sot Online)