Të mbijetuarit në Turqi rrezikojnë të vdesin nga infeksionet

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 16:29
Të mbijetuarit  në Turqi rrezikojnë të vdesin nga infeksionet

Një punonjës shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi ka paralajmëruar se të mbijetuarit e katastrofës rrezikojnë “të vdesin nga infeksionet dhe sëmundjet” pasi infrastruktura bazë u shkatërrua nga tërmetet.

Vaksinat kundër tërbimit dhe tetanozit janë dërguar në zonat e tërmetit, tha Fahrettin Koca, ministri i shëndetësisë, ndërsa shtoi se farmacitë e lëvizshme filluan të funksionojnë gjatë fundjavës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Nëse njerëzit nuk vdesin nën rrënoja, ata do të vdesin nga lëndimet, nëse jo do të vdesin nga infeksioni,” tha punëtori i ekipit të shpëtimit, i cili ndodhet në provincën juglindore të Sanliurfa. “Këtu nuk ka as tualete. Është një problem i madh”, u shpreh ai.

Problemi ka të ngjarë të intensifikohet në Siri, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që tha dje se sistemi i saj shëndetësor është rrënuar nga vitet e luftës civile.

(Kosova Sot Online)