Deputetët e PD përplasen me gardën në hyrje të Parlamentit

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 17:00
Deputetët e PD përplasen me gardën në hyrje të Parlamentit

Pasi ka mbaruar mbledhjen me grupin parlamentar të PD-së kryedemokrati Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe i është drejtuar në këmbë Kuvendit të Shqipërisë pranë të cilit do zhvillohet protesta e opozitës si dhe seanca plenare që ishte planifikuar.

Nga ana tjetër disa deputetë demokratë për përjashtuar nga seancat plenare si Belind Këlliçi, Luan Baçi etj., kanë tentuar të futen në ambientet e Parlamentit po nuk janë lejuar nga garda. “Hiqe dorën” dëgjohen të thonë.

Deputetët e PD të përjashtuar nga seanca janë Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

(Kosova Sot Online)