Ja rrugët që do të mbyllen për qarkullim në Prishtinë

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 19:50
Ja rrugët që do të mbyllen për qarkullim në Prishtinë

Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të premten rrugët, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi” dhe “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet,  ka njoftuar Komuna e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se të premten, me datë 17 shkurt 2023, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)