Berisha: Veliaj e ministrat kanë bërë orgji me Gonigal

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 18:24
Berisha: Veliaj e ministrat kanë bërë orgji me Gonigal

Deputetet e Aleancës së Grave të PS kërkuan përjashtimin e Sali Berishës nga senaca plenare diten e sotme. 

Kjo kërkesë e deputetëve socialiste vjen pas deklaratës së Berishës ku tha ministre kanë bërë orgji me McGonigal. 

“Gonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them”, tha Berisha në 10 shkurt. 

Ndërkohë sot në Kuvend Berisha ka folur pas kërkesës së Aleancës së Grave për përjashtimine tij ku nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë Rama, teksa kritikoi edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

“Me asgjë me asnjë akt nuk mund të s’fumoni skandalin e tmerrshëm me të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën por edhe me disa këta ministra dhe ministre që mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën. Të shkatërrojë opozitën. Kryetari juaj dhe një pjesë e juaj do të jeni në gjykim. Zonjë do të them një gjë, duket se të pëlqejnë ato që thotë Rama. Unë jam soj, tjetër edukatë tjetër dhe nuk kam si ta kuptoj reagimin tënd vetëm”, tha ai.

Lidhur me dekaratën e Berishës dhe kërkesës së Alencës së Grave, ka reaguar edhe Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Balla u shpreh se sipas tij kjo histori me gjuhë të tillë duhet të marrë fund.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda, insinuata të paqena. Kam video për lloj-lloj maskarallëqesh që në moshën tënde është e paimagjinueshme.

Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merreni dhe dëgjojeni dhe nëse ndonjë nga familja juaj e justifikon atë deklaratë atëherë në rregull jam unë. Duhet t’i japim fund një herë e mirë kësaj historie”, tha Balla.


(Kosova Sot Online)